Number of visitors on page:

N/A

Nga Prend BUZHALA (Adem Shkreli: “Falma fjalën”, poezi

Page Visitors:

N/A

ME POEZINË E KOMUNIKIMIT TË HAPUR NËPËR KOHË

Prend BUZHALA
(Adem Shkreli: “Falma fjalën”, poezi, përgatiti: Jeton Kelmendi)

Adem Shkreli librin e parë poetik me titullin “Zemra e verbët” e ka botuar më 1971. Poezitë janë të publikuara në trajtën e variantit gegë të gjuhës shqipe, që përdorej aso kohe në botimet e letërsisë shqipe në Kosovë. Ishte koha kur në skenën letrare dhe të letrave shqipe po vinin tre emra vëllezër:
Azem Shkreli, Adem Shkreli dhe Ymer Shkreli. Ademi do të shquhet në lëmin e gazetarisë e të publicistikës. Përkitazi me punën e tij në lëmin e letrave, autori thekson te një tekst autobiografik:
“ Nga 1 Nëntori i vitit 1958 punova në gazetën e përditshme të Prishtinës ‘Rilindja’ (që do të përçudet me emra të ndryshëm gjatë një decenie mbiokupimi serb) deri me çlirimin, e më pas, pas një tre muaj pune, përfundoj karrierën e gazetarit, por tani në fund të 1999-tës, pushohem nga puna nga – shqiptarët. Kam bashkëpunuar me të përditshmen në fjalë,
edhe më herët, para se të ishte e tillë, me honorar, por edhe me të ilustruara e të përkohshme shqipe në Kosovë dhe gjetiu, por me mbiemra të ndryshëm: Kelmendi, Demaj, Rugova si dhe në lëmin e humorist e satirës me pseudonime:
M(alsor) Shpata, Prekamiri, e ndonjë – tjetër . . .
Në lëmin e letërsisë merrem me poezi (shkruaj) për fëmijë e për të rritur, sikundër edhe në porozë – tregime) porse e’ushtroj’ dramën – kam dy shpërblime për dramë e për komedi, kurse në dy konkurse për poezi i kam dy shpërblime në ‘Zërin e Rinisë’ dhe një në ‘Jetën e Re’. “ Ndërkaq, vëllimi “Falma fjalën” që vjen 52 vjet pas të parës, si vepër postume poetike, përfshin poezi prej vitit 1970 e deri sa vdiq, vitin e kaluar, më 27
shtator 2022. Janë poezi zë botuara në shtypin e kohës, si dhe poezi të mbetura në dorëshkrim, nëpër vite e dekada. Këto poezi, brenda një libri bukur të vëllimshëm, ngërthejnë po ato veçori artistike e shenja ligjërimore poetike që janë
vërejtur që në vëllimin e parë: ai hiri gjuhësor i frazeologjizmave urtake rugovase, që formësohen në art poetik natyrshëm, si dhe një prirje autoriale, me anë të një revolte poetike, që të vjershërojë pa ndërprerje për ligësitë e dobësitë tona, e, sidomos,
atë prirje të njerëzve të thyer që poltronizmin e vet e shesin për patriotizëm. Njësoj si tash, pas gjysmë shekulli! Veçse rrethanat kanë ndryshuar: nëse dikur ai s’kishte se t’ua bënte gjyqin tjetër, përpos atij etik, këtë tjetrin, të kësaj kohe, që e hedh poshtë etikën e tillë dhe që e dënon haptas, pikërisht në prag të luftës:
Hyri si ka
qëndroi nazet
E viç na doli
Po nuk ndezi
as sa këndesi
Një fjalë të mirë
e as të mbarë
dot s’e foli . . .

Shkoi zvogëlor
u bë viç
ishte vetë
cok një kiç
(poezia MANDAT, Prishtinë 22.12.1998) Mirëpo, gama e shqetësimeve nuk është vetëm ajo
e profilit etik, po edhe nacional, edhe ajo e mërgimit, edhe ajo e shtypjes nacionale, e që na vijnë përmes lirikave tjera me potencë refleksive, me ritmikë të pasur, mesazhe harmonie e me figura me burim frazeologjik popullor. E, prapë, ayt kemi
edhe poetin me frymë të vargut bashkëkohor e me fakturë moderne.
1. Katarsisi ynë
I ndarë në katër pjesë: “Tingulli i heshtjes”, “Kupa ime”, “Muza ime e mugët” (dorëshkrime) dhe “Harakiri”, kjo poezi, për këto pesë dekada, na e vë në pah të vërtetën tonë nëpër kohë e bë kohë: thyerjet e mëdha historike e social-nacionale që
kanë ndodhur te ne e brenda nesh; ato hutimet, tjetërsimet e trazimet tona nëpër kthesat e tilla; ato shkarjet e theqafjet tona nacionale që na janë hakmarrë dje e na hakmerren ende edhe sot, përballë kryqëzimeve të reja të qenies sonë. E, në këtë kryqëzim të ri, ndodhin edhe historia jonë, edhe qenia jonë, edhe ndërgjegjja edhe njohja e
vetvetes… Kurse poetit i dhemb fort se si ky realitet i zgjimeve tona na është kaq i rëndë, se si situatat tona të vigjilencës emocionale, të zgjimeve të brendshme shpirtërore, pësojnë fiasko. Janë shumëzuar së tepërmi ata Katër Kalorësit e Apokalipsit (ka se tepërmi lakmi, mjerim, blasfemi e hipokriti), me fenomenet e reja që na e tjetërsojnë
qenien tonë, siç ligjëron në frymë rapsodike te poezia “Klithje”:
Çerek shekulli vetëm pështjellëm
Hahemi, shahemi dhe gërvallemi
Kalon koha e na s’këndellemi
Na ra sypri komë e zezë
Nuk po i gjejmë dot anamnezë
Sytë na i mbyll shami e zezë
Ose:
Rrena e lajka tani sosen
Po duan veten ta varrosin.
Ose:
Vargon koha pat tinëzakë
Nga na piku mordja jonë
Nga buron herë fatkeqësia
Kështu lëngata as uria
Nuk është skamje as padija
Ndërkaq, poezia është ajo që na e vë në tryezë atë mundësinë e katarsisit të vetvetes sonë (shih, poezia antologjike “Spastrimi”). Bota jonë është tronditur së brendshmi, është shndërruar në realitet të sëmurë. E ku do t’i spastrojmë duart e mëkateve tona? Poeti na e ofron ujët e pastër të këndimit lirik, pasi vetë qasja e tillë e artit shpall mospajtimin vet
revoltues. Lirika e tillë, e zërit polemik, vigjilues, herën tjetër na vjen përmes lojës metaforike- figurative, fjalëformimeve me musht gjuhësor rugovas, që e sintetizojnë urtinë e kohës:
Pemëmbarë butake e gurmazit gabimtar e grahinave Gentiana e gafeve, grejzave të mi, gogësimave Krahforta e butë e shtegtarit të shkretuar Durimditja urtake e shkumëzimeve e hakërrimeve Lozonjare e zanafillës së ditës drithërimë Mbëltuese e ëndrrave shtalbake herake e gjurmëpake Sysogjare si boknore dhe shkreptimë vetuese Skllave lirake e brimojës që s’ia themi emrin Je vetë Krenaria e Krijuesit zulmëtare, ore Më përgryke papritmas lakadredhave hilake Porosi shenjtore e dhuratë e bastore kaltroshe
Unake premtuese a pelerine kundër reshjeve të Nga këndvështrimi i tillë brenda-lirik, megjithatë, poeti e ka edhe qëndrimin tjetër, pohues, siç është sakrifica e njeriut për qëllime të larta. Me vuajtje e tragjedi të tilla të shumta, është e mbushur përplot
kapituj të tillë historia jonë. Sakrificat e tragjeditë njerëzore ndodhin për shkak të vlerave që qëndrojnë mbi individin me ndërgjegje të zgjuar: sakrifica ia vlen për diçka që është më e rëndësishme se vetvetja. Që në poezinë e parë, kushtuar të vëllait, Azemit, poeti veçon:
Fët piku
Si fiku.
U gërrye
S’u rrëfye.
Shpejt u poq
Qetas u dogj.
Nuk ankoi
S’ gjëmoi.
Edhe si formë grafike, vargjet thyhen vertikalisht, si një shkallare që ngrihet drejt lartësive qiellore dhe si një zbritje drejt thellësive: vertikalja është simbol force, energjie jetësore, krenarie, potence shpirtërore… është Nëpër shumë poezi, nëpër dekada, ai e thur edhe
jetëshkrimin e tij etik e shpirtëror; folësi lirik zë e ligjëron në veten e parë. rrezja vertikale
përfaqëson qëndrimin e drejtë, përfaqësim të marrëdhënieve të tilla, vertikale, me qielloren dhe me thellësitë e rrënjëve të ekzistencës; është ecja me kokën lart drejt një caku. Është si një ecje e përfytyruar drejt parajsës, kurse poeti dialogun në mënyrën e tij :
Në rafsha kah humnera
ku s’ka grep e dorën
s’ta shtrinë as era
më parë do t’ia luloj veti ballin
në mos mujsha ta pres
vdekjen në këmbë
në mos mujsha ta kafshoj
tigrin me dhëmbë.

Edhe kur më brohorisin edhe me bagla kur më godisin
unë eci vertikalisht
Leksemat trajtës gege të dëshirores së shprehjes
foljore nëse mundem, nëse nuk do të mundja (në
poezi: në mos mujsha) në gërshet me ato të standardit letrar të shqipes, ndërkomunikojnë
natyrshëm, për hir të ekspresivitetit të thënies. Anthony Liccione, poet e autor amerikan, shprehet: “Disa njerëz preferojnë të vdesin në të qenët krenar, se sa të jetojnë në përulësinë e tyre.” E shqiptuar nëpërmes vargjeve me fjalësin e zgjedhur
të etikës së fortë nga ajo tradicionale e deri te kjo moderne, deri te njeriu i formuar me këtë etikë të fortë të kohës bashkëkohore; dëshiron të na e thotë
të vërtetës për secilën kohë: që nga Sokrati e deri në ditët e sotme, njeriu, ndër të tjera, lufton edhe për dinjitetin e tij. Ndërsa vargjet duan ta shqiptojnë këtë tipar të brendshëm të karakterit, për të na sugjeruar se njeriu i tillë kryen veprime për ta bërë
gjënë e duhur, sillet dinjitetshëm për ta bërë veprën e madhe të jetës. Kjo vertikale (unë eci vertikalisht), shëmbëllen edhe vlerat tjera, siç janë përulësia, qëndresa, energjia luftarake,ruajtja e dinjitetit përballë sulmeve e përbaltosjes etj.
2. Etika dhe estetika
(e mira dhe fjala)
Kur e botoi librin e parë, kritika e saj kohe, e dhënë
së tepërmi kah “novatorizmat” e kohës, si modë e vargut të mbyllur, hermetik, (që e lartësonte si vlerë ulmore të artit), nuk e shikonte me sy të mirë poezinë e komunikimit të hapur krijues të Adem Shkrelit; ai do t’i ndiejë shterpëzimet tona të identitetit nacional e njerëzor, dhe prandaj do të shprehet me Kultin e Fjalës së tij poetike:
Mos më qortoni o ju veshmirë përse fjala ime shterpëzon këtë ditë
që më ngrit atje tek njeriu tempullin e kahmotshëm, në kokën time një mjegulli gazmore
dhe ankthi i errësirës Poeti është gjithnjë në kërkim të së mirës. Ajo sjell gëzim, mirëkuptim, frymëzim, ajo ka vlerë universale, me anë të mirësisë ërhap dashurinë
dhe vlerat tjera të ejtës. Është vlerë supreme e etikës njerëzore. Buk është e rastit, prandfaj, pprse aq shumë lakohet nëpër vargje fjala mirësi, apo bamirësi, në bashkëshoqërim neologjizmash poetike apo shprehjesh të tjera, si: kob-mirë (“Tek
kuptoj hutinë kob-mirë”), fëmijët e mirë (“Mos i përkëmbeni fëmijët e mirë/ të prindërve të këqij”), mikeshë e mirë, ora e mirë – e gojëdhënave dhe e kërkimit të fatit të mirë, trazim i mirë, magjistari i mirë, kuptimmirë, shëndetmirë, pismire etj. Folësi lirik e di se ta thyesh zemrën e njeriut është mëkat. Njeriu ka prirje të mahnitshme për ta përqafuar
anën e mirë të jetës dhe të gjërave, për të bërë mirë, dhe nga kjo lindin vepra të jashtëzakonshme.

Ti bën të mirën dhe ndodh që ajo të të kthehet me
masën e antinjeriut. E poeti nuk e lejon dekurajimin,
qoftë edhe në ato çaste kur ai është i ngërthyer, si
qenie e mëkashme, nga antinomitë e ekzistimit:
Vajë mallkimi e anatema
Për të vdekurit
Për të palindurit
Unë u mbështeta për mirë
Engjëj e djaj që kam
Dorëshkrimi lirik i Adem Shkrelit përveçohet me
regjistra gjuhësorë të larmishëm, të shumtë. Duke
na e sjellë të njëjtën frymë ligjërimore të botës së
atëhershme poetike referenciale të librit të parë,
tashmë këtë lexim të përtashëm të këtij vëllimi e
përjetojmë si një ringjallje të freskisë shprehëse
metaforike.
E vërteta? Eh, poeti e shtron pyetjen e tij që e
përvëlon:
Ku banon e vërteta, urtia e drejtësia?
Ku banon mëshira e ku dashuria?
Koha ishte e mbushur me arrogancë e shtypje nga
në të ndryshmet (sidomos me shtypjen ndaj fjalës
së lirë), por poeti e gjente mënyrën e tij për ta thënë
drejtpërdrejt thënien e tij të komunikueshme,
kundruall pushtetit që i ngushtonte hapësirat e
ekzistimit, të preokupimeve e të shqetësimeve
njerëzore.
Ma kullot shtjerrinë
Ma shtron vathën
M’i tremb shtresëbardhat,
Tufën virgjinë
Kohë ulkojash:
Ç ‘mallkim perëndish
a dënim mëkatarësh
kapërcyen brezat pup
dhe futë e kob
mbi pullazin tim
pikoi muzgjeve të historisë
(poezia “Kohë ulkonje”
E, megjithatë, ai ia tregonte vijën e kuqe këtyre
kufizimeve, se deri ku ata mund të arrijnë e ku nuk
do të munden më tej:
Kthehuni pas, kobëzez,
merrni ato kurora me veti pas
Ktheni në varrezat tuaja që ndryshe i quani
lëpini, breni dhe grimconi
shujtën tuaj vorfnjake
si ndër ethe,
kthehuni se kufomat
nuk janë të denja për përcjellje
Kësisoj, poezia e komunikimit të tillë arrin t'i nxjerrë
në pah pasuritë e këngëtimit, aq sa edhe ato të
jetës. Kurse Adem Shkreli vazhdoi gjithnjë ta
kërkojë fjalëmirën, si vlerë etike dhe estetike. Kjo
fjalë e gjente emocionin përkatës, mendimin e
nevojshëm. Ndryshe nga hermetikët lirikë të kohës, Ademi kishte një natyrë të hapur krijuese. Edhe një Tomas Stern Eliot, ai poet i thellësive poetike e
eseistike, do të thoshte: "Poezia e vërtetë mund të komunikojë përpara se të kuptohet." E pra, poeti është vizionari që e drejton gishtin kah mashtrimet
e iluzionet (ka shumë motive të tilla te ky vëllim), na ligjëron se cilën anë (ë së mirës) ta mbajmë. 3. Komunikimi poetik:
thyerja e hapësirave të mbyllura
Është ajo marrëveshja e poetit me dhimbjen e tij, me zemërimet dhe habinë, me pikëllimet dhe harenë. Me çudinë, ëndrrat dhe vizionet. Ai di të ndërtojë ura të vizioneve të tilla drejt së ardhmes, siç e pamë te poezia "Testamenti". Është ajo fjala që flakëron mendimet në kudhrën e krijimit, në një botë të tillë të kundërtash:
Ne i mbetëm shoqi-shojt borxh – kusur nuk dua Unë edhe këndej jam djegur e përvëluar . . . Në këtë urë shumë mbrapshtare i kam sprovuar Për poetin gjithçka që përjeton, ndien, sheh, dëgjon, vuan a gëzohet, është poezi. Është bota kaq e ndërliqshme, kaq hutaqe dhe kaq e thjeshtë njëkohësisht. Është realiteti që na rrethonte e na
rrethon për çdo ditë. “Realiteti zbulohet vetëm kur ndriçohet nga një rreze poezie” (Georges Braque).
Adem Shkreli nuk kishte mëtim ta përmbyste rendin poetik të dikurshëm, me poliperspektivë të niveleve të reja, porse energjia krijuese e bënte atë krijim
tejet të gjallë, stimulues, motivues. Është poet i atij tipi të imagjinatës që kërkon të zgjerohen e të thyhen hapësirat e mbyllura, pa mashtrime e iluzione.
Folësi lirik i kësaj poezie e shkruan kronikën e kohës, pa përshkrime ezoterikë apo edhe pa
përqasje ekzotike, ani se dikush mund të pretendojë se të folurit e ligjërimit bisedor, me
ngjyrime rugovase, të çon asaj rruge. Ndodh që ky subjekt lirik të jetë i mbërthyer në kurthet e kohës, në vizionet kobzeza të legjioneve shtypëse të regjimeve që i përjetuam, në leqet e ëndërrimtarëve të pandreqshëm; porse poezia është ajo që e vë  rendin e gjërave ndryshe, me vizonin e saj të kthjellët. Së këndejmi, ka një përkulje të thellë
nderimi me vargje kushtuar të rënëve Ndër ato zgafella tani banon terri
po mua më ndriçon. Ata vesh janë varre melodish të kaptuara po mua më dëgjojnë.
Nën peshë trupi kukëzat me mund lëkunden për mua sikur vallëzojnë.
Tërë ato plagë e vrragë që dhëmbin e mundojnë murana e sheje për meditime
kurorë malli e miklime  Më kanë të vetin, gjithmonë, n’e daçim Të falem o shëmti e bukur dhe e lartuar n’e do të vocërrën fjalë time…
(poezia “BALADË E NDRITUR”- Dëshmorëve e luftëtarëve që dhanë jetë
e pjesë të trupit në luftën çlirimtare). Përgjithësisht, ky libër poetik i drejtohet lexuesit
miqësor, të cilët, së bashku: autor, folës lirik e lexues, ëndërrojnë një realitet të ri… dhe kësaj ëndrre të përbashkët edhe ia arritën. Ashtu si
udhëton edhe ky dorëshkrim pas vdekjes së autorit.

Shkurt 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles