Number of visitors on page:

N/A

Nicole LAURENT-CATRICE “PEIZAZHET E BRENDSHME (Poezi) SHB. “IWA BOGDANI nga Abdullah Troshupa

Page Visitors:

N/A

TË PËRKTHESH NJË LIBËR NËNKUPTON TA NJOHËSH GJUHËN ME THEMEL
Nicole LAURENT-CATRICE “PEIZAZHET E BRENDSHME (Poezi) SHB. “IWA BOGDANI, Bruksel Prishtinë, 2022.

Nga Abdullah Troshupa

Të përkthesh një libër si kjo nënkupton që paraprakisht ta njohësh gjuhën me themel. Pra,
Jeton Kelmendi është i dëshmuar dhe i merituar në vlerat e letrave shqipe, që në vitet e hershme. Ai në krijimtarinë e tij është i pranishëm dhe i mirëpritur nga lexuesi. Është
autor i disa përmbledhjeve të zhanreve të ndryshme, në poezi, tregime, romane , në publicistikë si dhe përkthyes i shumë autorëve botërorë. Ai këto ditë para lexuesv
përktheu librin e një autore me origjinë franceze, cili si përkthyes i kësaj vepre e ka kuptuar drejt se vërtetë kjo autore është e njohur në letërsi, art e kulturë, në shumë
vendet e botës, poetja Nicole LAURENT-CATRICE .
Prandaj, jam shumë i bindur se Prof Jeton Kelmendi ka bërë një hap përpara për autoren në fjalë. Emri i shkrimtares, Nicole LAURENT-CATRICE, sigurisht sipas biografisë dhe veprave të saj është e njohur për lexuesit në shumë vendet e botës, ndërsa tek ne në
letërsinë shqipe si poete e përkthyer erdhi falë Prof. Jeton Nicole LAURENT-CATRICE

Kelmendit dhe ky libër është sot në duart e lexuesit shqiptar. Librin me poezi me titull “PEIZAZHET E BRENDSHME” e poetës Nicole LAURENT-CATRICE vjen me një bagazh të pasur fillimisht si mësuese, pastaj menaxhere për poezinë në festivalin e “Renenes Les
Tombees de la Nuit, drejtoi seminare shkrimi për nxënës, si dhe përmbledhja me poezi ”Peizazhe të brendshme”, është përfshirë në shumë antologji në gjuhë botërore etj.
Pra, siç po shihet në këto shkrime të publikuara për autoren kryesisht gjejmë studime dhe vështrime për vepren e saj, që është vlerësuar, analizuar pozitivisht
krijimtartia letrare . Përkthimet e saj janë shfaqur në gjuhë të ndryshme e në
veçanti në spanjishte. Ka marrë çmime nga Unioni i Shkrimtarëve Lituanez, Çmimin e Akademisë Evropiane të Shkencave të Arteve dhe Letërsisë për “Dashuria e
Lirisë” si dhe Çmimi i madh i përkthimit 2022 në Kraiova të Rmanisë, etj.
Autorja Nicole LAURENT-CATRICE me stilin e saj të veçantë, me vullnet dhe admirim, këtë vëllim poetik e ka trajtuar me plot frymëzim, e cila sjellë kënaqësi dhe optimizëm.
Ajo na tregon zërin e saj autentik, shpërthen nga energjia,
fizikisht, emocionalisht, intelektualisht. Atorja përmes këtyre poezive të bukura ka për qëllim që të bëjë ngritjen ideore dhe formimin ideo-artistik me vlera të mëdha.
Vetë subjekti i poezive flet për rinovimin a aftësive të saj prej artisteje nga vëllimi në vëllim, për shprehjen koncize që di të bëj konceptin maksimal dhe kapjen e
aspekteve të veçanta të jetës sidomos te poezitë: Tek babai im, Përdhunimi i Lukrecit, Metakuzhina, patatet, Peizazhet e brendshme kajsia, Autobiografia etj., dhe të gjitha këto i titullon me një titull Simbolik “Pejzazhet e brendshme”. Autorja në këtgë përbledhje poezish sjell tema e motive të ndryshme, është në kërkim të temave të patrajtuara deri më tash. Vëllimi poetik PEIZAZHET E BRENDSHME të poetës, Nicole LAURENT-CATRICE tek ky libër është përdorur një gjuhë e pastër, një fjalor i thjeshtë, një stil si dhe një
mesazh i bukur, si dhe një tematikë figuracioni poetik. Dhe krejt në fund për punën dhe angazhimin e poetit, publicistit, përkthyesit të shumë veprave të autorëve
botërorë i uroj shëndet dhe suksese në krijimtari letrare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles