Number of visitors on page:

N/A

Poezi nga Gjergj Rrustaj

Page Visitors:

N/A
MARS
Hidhi pak parfum
Përditshmërisë sime
Lulet ngjyra-ngjyra
natyra parfumojnë
më shumë lule pranverë
Kjo pranverë e vështirë
Më shumë lot
Në shpirtrat të njerëzimit
në gjithë Botën mbarë
Do të kalojë
Edhe pse planeti në qiell
Është mërzitur për njerëzimin
Pas izolimit e Virusit
Lutem, ti, o Zot,
O Perëndi, na shpëto
Nga të gjitha të këqijat
e njerëzimit
Na shenjtëro
O Zot, o Perëndi, na ndihmo
Gjithë njerëzimit
në këtë botë shpirtmirë
Le të mos humbasim shpresën
te i madhi Zot
Gjithë njerëzimi mbarë,
Të gjithë njerëzimi që besojnë
në  Zotin edhe Perëndinë,
Ndihmona, o Zot,
Pas këtij izolimi të virusit
Perëndia do ta largojë,
virusin nga kjo botë.
Edhe me ndihmën e gjithë
mjekësisë.
Bota të jetë përsëri jona
Për gjithë njerëzimin shpirtmirë,
O Zot, në këtë Botë
të ketë mëshirë,
Amen!
Autori: Gjergj Rrustaj
Poezia :2)
Kushtuar: Prof. Halil Haxhosajt
Zemër mos luaj!
Të lutem mos më tradhto!
Atë ditë në Bajram Curr
Ec e mbaje veten të heshtur
Përpara duarve të hapura.
Të ngritura kah hyji
Aty në Bajram Curr
Atë ditë ec e mbaje veten Napolim.
Zemër mos luaj të lutem!
Mos më tradhto pash një zot!
Para atij leximi të fuqishëm
Kur e kujtoja elegjinë e Fan Nolit
Në zemrën e poezisë
Së At Gjergj Fishtës
të Konicës, të vëllezërve Frashëri
Atë ditë ec e njihe veten
të qetë o Halil!
Kur edhe bjeshkët e Bajram Currit po flasin e
Po thonë: “Oj zemër,
Mos luaj mos më tradhto!”
Atë ditë ec e njihe
veten kushtrim.
O burrë i dheut, poet o Halil,
Për dasmën e madhe
të vjeshtës sate
Raportoi edhe Itmira Muçaj.
Për Radio Tiranën.
Ec e njihe veten
Pa zë unë me
Profesorët: But Jaku
edhe Muhamet Rugova të dëgjuam
duke thënë:
Oj zemër të lutem mos më tradhto
Në rrugët e Bajramcurrit
Kur u ndëgjua ofshama
 e  zemrss sate.
Autor: Gjergj Rrustaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles