Number of visitors on page:

N/A

POEZI UNIVESALE ME VLERA SHUMËDIMENSIONALE

Page Visitors:

N/A

PËRSHËNDETJE ERRËSIRË nga Gino Leineweber, Botoj IWA BOGDANI, Prishtinë

Nga Prof. Jeton Kelmendi, PhD

“Përshëndetje errësirë” është libri me poezi i autorit Gjerman Gino Leineweber që vlen të lexohet për të gjithë ata dhe ato që e vlerësojnë poezinë dhe kërkojnë një
perspektivë të ndryshme nga ajo e autorëve tradicional që janë mësuar të lexojnë në gjuhën shqipe. Libri ka poezi me tematika të ndryshme, duke përfshirë tema artistike,
sociale dhe filozofike. Ajo që e dallon ketë libër nga librat tjerë të poezisë janë
poezitë me tematikë budiste, pra autori futet thellë në bendinë e shpirtit njerzor dhe nga brendia përpiqet të nxjerrë aspektet humane. Këto poezi janë të ndjeshme dhe
tërheqëse, ofrojnë një perspektivë të qetësimit dhe besimit në një botë të turbullt, në një botë që ditë pas dite po bëhet më eger dhe më shpejtë si për nga jetesa, poashtu edhe për
nga qasja ndaj gjërave që na rrethojnë dhe gjërave që na
ngushtojnë së vepruari. Gjithashtu, poezitë artistike në libër janë pothuajse
brilliante. Poeti Leineweber përdo një gjuhë të pasur me shprehje dhe leksik, duke mos harruar as kujdesin me fjalorin e tij të zgjedhur, për të ndërtuar vargje të
realizuara kujdesshëm në poezitë, për të cilat ai ta krijon përshtypjen, se sikur po i rishpik dhe vendos në fjalitë e tij poetike. Këto poezi kanë domethënie të thellë
emoicionale dhe kuptimore në sensin burimor të komunikimit poetik dhe natyrshëm paraqesin imazhe të bukura dhe të fuqishme, që të mahnisin. Të gjitha këto
cilësi e bëjnë librin “Përshëndetje errësirë” një vlere të vërtetë poetike dhe një shfaqje bukurishë imagjinare për këdo që e do poezinë. Pra, e them për përsonat që e duan
poezinë, ngase komuniteti i njerëzve që shkruajnë poezi është i vogël dhe madje edhe duke u zvogëluar dita-ditës, por kjo assesi nuk do të thotë se duhet mohuar edhe
lexuesit e poezisë edhe nëse nuk janë autor të kësaj gjinie të bukur letrare.
Njëkohësisht, për lexuesin shqiptar ky libër paraqet një
vlerë të veçantë, në kuptimin se ai na vjen nga një poet gjerman, duke e bërë kështu atë një mjet për të zgjeruar horizontet tona kulturore dhe letrare. Në përgjithësi,
“përshëndetje errësirë” është një libër i mrekullueshëm për ata që duan poezinë e thellë dhe të rafinuar, dhe vlen të lexohet nga çdo lexues i apasionuar për letërsinë. Librin
e kam përkthyer nga Gjuha Angleze, të cilin autori e ka shkruar pjesërisht vet në gjuhën Angleze, ndvrsa pjesërisht e ka përkthyer vet, ngase e njeh shumë mirë
edhe ketë gjuhë. Thënë thjeshtë dhe shkurt, poeti Gino, duke qenë se njeh disa gjuhë dhe ka jetuar në disa vete të Botë, ai ka krijuar përsonalitetin e tij në fushën poetike me
një universalitet të natyrshëm dhe kësi soji konsideroj se kemi të bëjmë me një poei që i kapërcen nivelet nacionale dhe bëhet një përson me plotë kultimin e fjalës, qytetar i
Botës. Mbase për poezinë e mirë edhe nuk ka nevojë të shkruhet, sepse ajo shpërfaq bukurinë e vet, mirëpo, si përkthyes i këtij libri mendova se ta them vetëm
sipërfaqësisht mendimin tim për ketë libë, i cili më ka dhënë kënaqësi gjatë përkthimit.

Prishtinë, me 22 qershor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles