Number of visitors on page:

N/A

'Psalme Dashurie' i Nicolae Dabija, Moldavi, botohet në Gjuhë Shqipe

Page Visitors:

N/A

‘Psalme Dashurie’ i Nicolae Dabija, Moldavi, botohet në Gjuhë Shqipe në përkthim nga Rumanishtja nga Baki Ymeri. Librin e ka botuar Edicioni i botimeve IWA BOGDANI

Fjala poetike e Nikolae Dabizhës ndërtohet mbi shprehje të hatashme të thjeshtësisë, jo rastësisht, ngase pas një jete të përkushtuar shkrimit, përvoja shndërrohet në art dhe arti në hijeshi hyjnore (divine).

Prof. Dr. Ion Deaconescu

Poezia si kategori e së bukures ka dimensionet e veta, të cilat parqiten tek lexuesi, prandaj poetët që nga kohët e lashta janë konsideruar si elita, apo njerëz të rangut të lartë. E nëse kjo është e kështu, atëherë duhet një nivel i tillë nga ana e lexuesit, për ta kuptuar edhe tekstin edhe kuptimin, pra duhet një lexues i elitar. Thjeshtë nuk është lexuesi i poezisë siku ta zëmë i romanit. Poeti Nicolae Dabija është një artist i mirëfilltë i fjalës, me çka ai lufton për t’i bërë realitet mendimet e tij, të cilat dalin nga thellësia e shpirtit. Poeti është një lirik klasio-modern, i cili përdorë të dyja qasjet, duke ndërtuar variacione poetike, të cilat kryesisht janë lirika atdhetarie. Fati i vendit të tij, pra Moldavisë është alfa dhe omega e tij në frymëzimin poetic. Dabija paraqit aq i përkushtuar në librin e tij “Psalme Dashurie”, saqë të len përshtypjen sikur po e ri-zbulon poezinë. Duke qenë një autor me përvoja të gjata në letërsi dhe krijimtari, na del një poet që ka kujdes me fjalën dhe mendimet, me të cilat ndërto artin e tij poetik. Për mua dashuria e Dabijes në ketë libër paraqitet si sublime në përqasjen e tij krijuese, me çka ia del të deshmon se është poet i mirëfilltë. Duke e njohur goxha mire poezinë rumune dhe vet autorin, mund të arrij tek një konstatim se Nicolae Dabija është një poeti i mire në një letërsi të mirë. E kur poeti përkthehet në një gjuhë të huaj, sigurisht që e bënë edhe më të madh. Mendoj se përkthimi i këtij libri në Gjuhën Shqipe nga Baki Ymeri, i ka bërë nderë edhe autorit, por edhe lexuesit shqiparë, ndërsa niveli i përkthimit është i lartë, saqë të len përshtypjen sikur poeti e ka shkruar vet në Gjuhën Shqipe.

                   Prof. Dr. Jeton Kelmendi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles