Number of visitors on page:

N/A

(Rreth vëllimit poetik “Ekuacione të pazgjidhura” të autores Shoshana Vegh) Nga Agron Shele

Page Visitors:

N/A

DRITËHIJET POETIKE DHE LIRIZMI, SI FORMË ESTETIKE DHE PËRKRYERJE E DASHURISË NJERËZORE

(Rreth vëllimit poetik “Ekuacione të pazgjidhura” të autores Shoshana Vegh)

Nga Agron Shele, shkrimtar, Bruksel

“Unsolved Equations “ është libri më i ri i autores Shashana Vegh! Që në titull jepet vizioni i saj, këndvështrimi pë jetën, e cila si në mënyrën artistike, por dhe filozofike shpreh atë hapësirë të pafundme, e cila përfshin gjithë mistizmin që na rrethon dhe na bën përherë dhe më shumë kuriozë për të kuptuar dhe ndërtuar një të ardhme më të mirë. Fryma lirike e përcjellur më së shumti në artin e saj të shkruar ka për zanafillë ndjenjën njerëzore, si përkryerje por dhe pasion i ngritur në dashurinë e pashtershme. Si poete por dhe shkrimtare tematika e veprave të saj sjell përditësinë në harmoni me natyrën, operon lehtësisht me karakteret në formë e përmbajtje dhe sjell një botë shumë më të gjerë dhe intriguese për realitetin.

“Shpiti i njeriut është një Flakë; një zog zjarri, që kërcen nga njëra degë në tjetrën, nga njeri njeri tek tjetri, duke thirrur: Nuk mund të ndaloj, nuk mund të digjem, askush nuk mund të më shuajë” – Nikos Kazantzakis

Jo pa qëllim e citova Kazantzakis, pasi në veprën e kësaj autore gjen zjarrin e pashuar, gjen universin e përflakur, gjen muzën e zbritur në dritën e Hënës dhe dhe ditën e re, që nis e shpërndan fluksin e ngjyrave, dritën jetësore dhe atë shpirtërore.

“Në dhomën e vjetër të qymyrit

Unë ju hedh

Ju pështyni shkëndija të zjarrta

Nga thelbi im

Është bota ime e brendshme

Në të cilën ju shkelni”

 

Ndeshemi me të njëjtin shteg poetik, të njëjtën filozofi, pra zjarri i pashuar dhe djegia e përbrendshme, e cila është thjesht dëshira dhe pasioni ynë me të cilën udhëtojmë dhe ndajmë çastet e gëzuara. Dhe e gjithe kjo si një art patetik, estetik dhe pasqyrim i vlerave unike, dashurisë së thellë.

Tematika e poezisë së autores ka larmi dhe prek të tjera kulme, si në planin metafizik ashtu dhe atij psikologjik, dhe në mënyrë të veçantë në kreativitetin e individualizmit krijues. Këtu nuk ndeshim ekuacionin e pazgjidhur, por të panjohurën që na drejton drejt misterit dhe na mban pëherë të mahnitur, të magjepsur gjer në kufijtë e padijes tonë.

“Dua të më marrësh,

Përmes një mijë imagjinatash

Në një milion duna

Tek malet

Tek detet

Tek ëndrrat

Tek momentet e vogla të poezisë,

Nuk do të kënaqem me asgjë më pak.”

 

Gjer ku shkon ideja për të qenë pjesë e gjithësisë, pra gjurmë e mbetur dha hap i hedhur nëpër erozionin kohë?!

Dëshirë e pafundme në konceptin e autores, hapësirë dhe horizon i pashkelur, për më tepër në kornizën e artit do të shkonte gjer në momentet e vetë poezisë.

Një moment tjetër që duhet veçuar është dhe orgjinaliteti dhe impresionimi i vendit që përfaqëson. Autorja vjen nga Lindja e Mesme dhe e quan detyrë parësore ngritjen e urave të bashkepunimit por dhe paqes mes etnive apo feve të ndryshme.

 “Bota ndalon

Nuk ka luftëra

Vetëm shpirtrat tanë që luftojnë

Kerkoj një drejtor

Dhe befas, ndihet sikur Zoti

Na la

Dhe se do t’ia dalim vetë.

 

Është e mundur të fillohet nga e para.”

Metafora e përdorur vendos në kahe të kunderta vetë individin me botën që e rrethon (trupin dhe shpirtin), i cili sikurse në një station, udhëtojnë drejtimeve të ndryshme, me arsye të humbur, por së fundi i rikthehet sërish *Zotit , për t’ u lutur dhe rikthyer kthjelltësisë së fillimit.

Leximi i këtij vëllimi poetik është një dritare më shumë në Letërsinë Bashkëkohore sot, është një frymë për vetë estetikën jetë, e cila ardhur përmes figuracionit dhe simbolikës e ngre në një nivel edhe më të lartë aspiratën krijuese, humanizmin dhe dashurinë njerëzore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

New Articles